
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur ditën e hënë, miratoi dekretet e presidentit Ilir Meta për ndryshimet e reja në kabinetin Rama.
Deputetët e pranishëm në sallë votuan me 95 vota për shkarkimin e Olta Xhaçkës nga posti i Ministres së Mbrojtjes dhe me 94 vota pro dhe 1 kundër u miratua emërimi i saj në krye të Ministrisë së Jashtme.
Po ashtu 95 deputetë votuan pro shkarkimit nga detyra të Edi Ramës nga detyra e kreu të diplomacisë shqiptare dhe me 94 vota pro dhe 3 kundër u miratua dekreti për emërimin e Niko Peleshit në Ministrinë e Mbrojtjes. (A2 Televizion)