Një mësuese e dalë në pension ka realizuar një set fantastik fotografish ndërsa shëtiste në Pyllin Kombëtar Tonto, në Arizona, SHBA, teksa dy kuaj hamshorë luftonin për territor dhe “dashurinë” e një pele.
Të dy hamshorët, që më pas u mësua se ishin edhe vëllezër, sfiduan njëri-tjetrin në një betejë të dhimbshme dhe spektakolare.
“Sa herë që Gaston shfaqet, ka gjithmonë aksion”, tha Susan Goudge për kalin gri, të preferuarin e saj, të cilin edhe e ka emërtuar. “Duket sikur beteja zgjati me orë të tëra, por në fakt zgjati vetëm 3 minuta”.
Kuajt e egër kanë jetuar në Lumin e Kripur në Arizona prej vitit 1902. Sipas autoriteteve të pyllit, kuajt e zonës janë pasardhës të kuajve spanjollë të sjellë aty në vitet 1600 nga misionari spanjoll At Eusebio Kino. (A2 Televizion)