Fotografi të rralla, tregojnë punën e madhe që qëndron pas një prej filmave më të famshëm të historisë, “Jaws”, publikuar 45 vite pas daljes së filmit në kinema, për t’u shndërruar në një klasik të zhanrit horror.
Fotot e pabotuara më parë janë realizuar nga Charlsie Bryant, supervizor skenari në filmin e vitit 1975, dhe ato kanë qëndruar në familjen e tij që prej asaj kohe. Shumë prej fotove tregojnë peshkaqenin e stërmadh, 7,6 metra të gjatë, dhe mënyrën sesi ai përdorej për të realizuar skenat tashmë të shndërruara në “kult”. Përveç peshkaqenit të frikshëm, të cilit i ishte vënë emri Bruce, në foto shfaqet edhe regjisori Steven Spielberg teksa i jep instruksione stafit gjatë xhirimeve (A2 Televizion)