Liderët e AfD, Tino Chrupalla (m) dhe Alexander Gauland. FOTO: AFP Bjoern Hoecke, një prej anëtarëve më të diskutuar të AfD Hansjoerg Mueller, deputet i AfD gjatë një tubimi kundër masave shtrënguese gjatë pandemisë Tubime kundër masave shtrënguese, të inkurajuara nga AfD Tubime kundër masave shtrënguese, të inkurajuara nga AfD Tubime kundër masave shtrënguese, të inkurajuara nga AfD Tubime kundër masave shtrënguese, të inkurajuara nga AfD Tubime kundër masave shtrënguese, të inkurajuara nga AfD
Partia Alternative für Deutschland (AfD) është zyrtarisht në përgjim nga Shërbimi i Brendshëm Informativ (BfV), pasi dyshohet se po përpiqet të minojë kushtetutën demokratike të Gjermanisë.
Katër vite pasi u bë partia e parë kundër emigracionit që arrinte të zinte vende në parlamentin gjerman, AfD bëhet kështu edhe e para që prej fundit të epokës naziste në vitin 1945, që vihet nën këtë lloj monitorimi.
AfD u zuri vend në Bundestag në vitin 2017 duke marrë mbështetjen e votuesve të mërzitur me politikën e Angela Merkel për të lejuar futjen e 1 milion emigrantëve në vend. Por, është kritikuar së tepërmi nga partitë e tjera që thonë se retorika e saj ka rritur urrejtjen dhe ka shtuar rastet e dhunës kundër emigrantëve.
Vendimi i Shërbimit Informativ vjen pas shqyrtimit prej 2 vitesh të platformës politike të partisë. “Agjenda është e qartë. Fillimisht hapën një rast ndaj nesh, tani jemi të dyshuar nën mbikëqyrje, dhe në një moment do të kërkohet që të përjashtohemi”, tha Alexander Gauland, kreu i grupit parlamentar të AfD. “Falë Zotit këtë vendim do ta marrë Gjykata Kushtetuese dhe jo Shërbimi Informativ”.
Në zgjedhjet e vitit 2017, AfD mori 12,6% të votave dhe u bë partia e tretë më e madhe në Bundestag. Gjithashtu, ajo ka përfaqësues në të 16 parlamentet e landeve të Gjermanisë. Por, në disa sondazhe të fundit del që mbështetja për të ka rënë në 9%, sidomos pas kundërshtimit të masave të marra nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Katër vite më parë, qeveria gjermane nuk arriti të merrte miratimin e Gjykatës Kushtetuese për përjashtimin e partisë neonaziste Nacional Demokratike. Gjykata tha se, edhe pse kishte ngjashmëri në ideologji me Partinë Naziste të Adolf Hitlerit, kishte fituar vetëm disa vende në asambletë rajonale dhe ishte shumë e vogël në numër për të rrezikuar demokracinë. (A2 Televizion)