Beteja përqendrohet në Florida, Trump sulmon Biden: Do të na ndëshkojë me izolime. Biden: Presidenti është dorëzuar përballë virusit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 11:52 | Bota
Beteja përqendrohet në Florida, Trump sulmon Biden: Do të na

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, u sfiduan në Florida, një shtet që konsiderohet mjaft i rëndësishme për zgjedhjet presidenciale. Ata mbajtën dy tubime shumë të ndryshme për nga natyra.

Trump me shumë pjesëmarrës dhe pa distancim fizik, ndërsa Biden në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore. Përplasja kryesore në distancë ishte për pandeminë koronavirus.

 “Ky votim është një zgjedhje mes planit tim të përmbushjeve historike dhe ju e dini se do të jetë kështu, apo jo? Do të jetë prosperitet historik. Do të ketë sërish ulje të taksave që do t’i bashkohet uljes më të madhe të taksave në historinë e vendit tonë dhe rritje rekord të punësimit. Ndërsa plani i Joe Biden është të na ndëshkojë me izolime” deklaroi presidenti Trump.

 “Donald Trump ka ngritur flamurin e bardhë, ka braktisur familjet tona dhe i është dorëzuar virusit. Por populli amerikan nuk do të dorëzohet kurrë. Donald Trump refuzon të dëgjojë shkencën. Ne nuk duhet të politizojmë garën për një vaksinë. Ne duhet të planifikojmë për përdorimin e saj të sigurt dhe shpërndarjen falas dhe të drejtë”, u përgjigj Joe Biden.

Ka mbetur vetëm pak nga dita e zgjedhjeve dhe Biden ka një epërsi të qëndrueshme kombëtare në sondazhe. Por avantazhi i tij duket më pak i sigurtë në shtete të konsideruara “fushëbetejë”, siç është Florida, i cili mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, më shumë se 81 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, 52 milionë prej tyre me postë, duke shtyrë Shtetet e Bashkuara drejt pjesëmarrjes më të lartë zgjedhore në më shumë se një shekull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos