Duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri, për të respektuar masat e marra për frenimin e përhapjes së koronavirusit Covid-19, anëtarët më të rinj të Gjykatës së Lartë u betuan sot në Presidencë.
Para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u betuan tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushaj, Ervin Pupe dhe Ilir Panda.
Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi. (A2 Televizion)