Koronavirusi në Shqipëri, Meta: Mjekët, heronjtë tanë në këtë betejë

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 11:02 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, Meta: Mjekët, heronjtë tanë

Një mesazh mbështetës ndaj mjekëve që janë në krye të detyrës ka ardhur dhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta ka falënderuar mjekët për përkushtimin dhe sakrificat e tyre në betejën për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju”, shkruan presidenti në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos