Pozitiv me koronavirus, një mjek i spitalit të Durrësit

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 11:24 | Aktualitet
Pozitiv me koronavirus, një mjek i spitalit të Durrësit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një mjek i spitalit të Durrësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testit të dytë.

“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/03/13/koronavirusi-ne-shqiperi-shkon-ne-33-numri-i-personave-te-prekur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos