
Pak çaste pasi mbërriti në Kapitol për inaugurimin e tij si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden postoi një mesazh për gruan e tij, zonjën e parë të ardhshme amerikane, Jill Biden.
"Unë të dua, Jilly, dhe nuk mund të isha më mirënjohës, që të kam me vete në udhëtimin qe kemi para", shkroi ai.
Dedikimi përfshinte edhe një video të shkurtër të çiftit duke mbajtur duart ndërsa mbërritën për ceremoninë e betimit.
Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris, do të bëjë betimin krah tij në Uashington DC, i cili është fortifikuar mes frikës së trazirave. (A2 Televizion)