
Një ndër liderët që e falënderoi presidentin Donald Trump për kontributin e tij ishte dhe ai meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador.
Në një deklaratë për shtyp lideri i së majtës u shpreh se Trump ishte mjaft i vëmendshëm dhe e ndihmoi shumë Meksikën, e kjo falë marrëdhënieve shumë të mira mes tyre. Megjithatë, presidenti meksikan shtoi se është i sigurt se këto marrëdhënie do të përmirësohen më tej nën administratën e Biden.
Megjithatë, duket disi e dyshimtë kjo deklaratë “dashurie” e Obrador ndaj Trump, duke qenë se presidenti republikan rritjen e mbështetjes së tij e fitoi me politikat e ashpra ndaj emigrantëve dhe premtimit të tij për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën. (A2 Televizion)