Ndryshim sistemi? Milo: Rama-Basha s'duan, kanë marrëveshje të heshtur

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 17:55 | Politikë
Ndryshim sistemi? Milo: Rama-Basha s'duan, kanë marrëveshje

Kreun e PDS, Paskal Milo, nuk e shqetëson aspak mundësia e heqjes së koalicioneve nga ndryshimi i kodit zgjedhor. Në një intervistë për A2, ai thotë se më shumë kanë qenë të humbur e të shfrytëzuar nga bashkëpunimi me PS, se sa të fituar.

Orvatjet e opozitarëve në Parlament për të ndryshuar sistemin, Milo nuk e sheh si diçka të re, ndërkohë që Rama e Basha vijojnë historinë e vjetër sipas tij.

“Duan të ruajnë privilegjet që kanë krijuar nga ndryshimet e vitit 2008. Sepse me të ata janë të sigurt që mund të alternohen në pushtet dhe nuk duan të demokratizojnë sistemin. Nuk është hera e parë që bëjnë një marrëveshje në distancë, kur u është dashur e kanë bërë”, thotë Milo.  

Listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar janë zgjidhja e duhur për kreun e PDS. Për të treguar mbështetjen e panegociueshme për ndryshim sistemi, Milo merr rastin e Kosovës, aty ku “rezultati del  shpejt, nuk ka akuza për manipulim të votave”.

https://a2news.com/2019/12/19/hajdari-reforma-e-re-zgjedhore-te-jete-transparente-dhe-jo-vetem-per-dy-parti/

Ndarjen e reformës në dy pjesë, ku rekomandimet e OSBE do të kalojnë të parat, dhe sistemi në një fazë të dytë, për Milon është formë e rafinuar e Ramës për të mos miratuar ndryshimin e sistemit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos