Nisma e Europës qendrore, Rama: Reagim pozitiv për të ndihmuar pas tërmetit

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 16:18 | Politikë
Nisma e Europës qendrore, Rama: Reagim pozitiv për të ndihmuar

Në përfundim të Samitit të Nismës Europiane Qendrore që u mbajt në Itali, kryeministri Edi Rama tha se nuk mungoi mbështetja ndaj Shqipërisë për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

“Pas thirrjes së kryeministrit italian Conte për të ndihmuar vendin tonë, reagimi i shteteve të tjera pjesëmarrese ishte pozitiv”, shpjegoi Rama.

“Pata mbrëmë takimin me komisionerin e ri për zgjerimin, i cili është angazhuar personalisht për të çuar përpara organizimin e konferencës”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos