Betohet para Presidentit anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 12:15 | Politikë

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit Bajram Begaj të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese zotit Ilir Toska, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, zv. Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Këshilltari  Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Constantine Soupios, si dhe kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë z. Alexis Hupin, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos