Betohet para Presidentit anëtarja e shtatë e Kushtetueses

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 14:40 | Aktualitet
Betohet para Presidentit anëtarja e shtatë e Kushtetueses

Sonila Bejtja bëhet zyrtarisht anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, pasi u betua këtë të martë në Presidencë, para presidentit Meta.

Bejtja u betua para presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtares Bejtja në detyrën e saj tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Pas betimit të Sonila Bejtjes, duhen edhe dy anëtarë që Gjykata Kushtetuese të plotësohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos