Gjykata e Lartë pa kuorum, pengon zgjedhjen e anëtarëve të “Kushtetueses”

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 13:52 | Aktualitet
Gjykata e Lartë pa kuorum, pengon zgjedhjen e anëtarëve të

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, bëri një përmbledhje të punës 1-vjeçare të këtij institucioni.

Ai dha një përgjigje edhe se kur pritet që Gjykata e Lartë të çojë emërimet e saj në Gjykatën Kushtetuese. Edhe në këtë rast është çështje kuorumi që do t’i duhej shkallës së tretë të gjyqësorit në vend për të vepruar në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.

“Plotësimi i Kushtetueses është ndër çështjet më delikate dhe të shumëpritura nga ana jonë dhe në mënyrë të veçantë nga ana ime. Duhet të kemi parasysh edhe ligjin që kërkon një kuorum të nevojshëm për Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër, ne kemi menduar që paralelisht me formatimin e Gjykatës së Lartë, të fillojmë dhe të mendojmë hapjen e garës, që ka edhe elementin pozitiv, por edhe atë pozitiv. Hapja e garës jep shpresë që Kushtetuesja do të krijohet, nga ana tjetër e bën të pamundur vendimmarrjen për shkak të numrit të kufizuar që ka Gjykata e Lartë”, u shpreh Sadushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos