Probleme me furnizmin, dëmtohen linjat e energjisë elektrike në veri dhe juglindje

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 12:09 | Aktualitet
Probleme me furnizmin, dëmtohen linjat e energjisë elektrike në

Prej dy ditësh, zona malore e Kelmendit në Malësinë e madhe është pa energji elektrike.

Shkak është bërë moti me reshje bore i shoqëruar me erëra të forta. Shumë nga linjat e transmetimit janë dëmtuar që nga vendi i quajtur Gropa e Selcës deri në Vermosh, ku janë konstatuar mbi 50 shkëputje të linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike sa më parë në këto zona.

Ndërkohë, problem me furnizimin me energji elektrike për shkak të motit ka pasur edhe në fshatrat e juglindjes të qarkut të Korçës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos