
Duke nisur nga viti 2021, në Beverli Hills të Kalifornisë do të ndalohet me ligj shitja e duhanit. Ky është qyteti i parë në botë që merr një masë të tillë.
Këshilli komunal votoi në mënyrë unanime propozimin për ndalimin e shitjes së cigareve normale dhe atyre elektronike si dhe produkteve të tjera që përmbajnë duhan.
“Vendosëm të limitojmë duhanin dhe të promovojmë shëndetin publik”, u shpreh kryebashkiaku i Beverli Hills, Xhon Mirish.
Nga kjo masë përjashtohen vetëm hotelet dhe 3 lokale luksoze të dedikuara për duhanpirësit. (A2 Televizion)