Beyonce rikthehet në skenë me një performancë mahnitëse në Oscar

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 11:54 | Showbiz

Beyonce hapi edicionin e 94-të të çmimeve Oscar me një performancë të mrekullueshme, ku interpretoi këngën e saj "Be Alive", dedikuar komunitetit afro-amerikan. Në ceremoninë e këtij viti, ajo u nominua për këngën më të mirë origjinale në filmin “King Richard”. Filmi me protagonist Will Smith, tregon se si Venus dhe Serena Williams u bënë superyje të tenisit, pas stërvitjes nga babai i tyre Richard Williams.

https://a2news.com/2022/03/28/nga-nicole-kidman-te-zendaya-yjet-qe-shkelqyen-ne-tapetin-e-kuq/

Në vend që të ngjitej në skenë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos, ku po zhvillohej ceremonia, këngëtarja performoi në një fushë tenisi në Compton, vend ku motrat Williams u trajnuan nga babai i tyre, dekada më parë. Asaj iu bashkua një grup me dhjetëra kërcimtarë të rinj dhe ndër to edhe vajza e saj, Blue Ivy.

Beyonce u rikthye në skenë pas dy vitesh, duke emocionuar shumë fansa. Hera e fundit që Bey u pa të këndonte, ishte në funeralin e Kobe Bryant, në vitin 2020. Vitin e kaluar, këngëtarja u shpreh për Harper's Bazaare se po punonte për një album të ri dhe se ka qenë vazhdimisht në studio që nga fillimi i pandemisë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=4aeDlZOD-B0

A2 CNN Livestream

Latest Videos