
Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të dërgojë 20 milionë doza vaksinash kundër Covid-19 në vendet e tjera deri në fund të qershorit. Kjo shënon herën e parë që Shtetet e Bashkuara japin për vende të tjera vaksina të autorizuara dhe të destinuara për përdorim brenda vendit. Ai njoftoi se do të dërgojë doza të vaksinave Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, përveç 60 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca që kishte planifikuar t'u jepte vendeve të tjera.
“Amerika nuk do të jetë kurrë plotësisht e sigurt ndërsa kjo pandemi po zhvillohet globalisht. Kjo është arsyeja pse sot, unë po njoftoj se gjatë gjashtë javëve të ardhshme do të dërgojmë 80 milionë doza vaksinash jashtë shtetit. Është gjëja e duhur për të bërë, e mençur dhe e fortë për të bërë”.
Nga ana e tij kreu i OBSH-së vlerësoi angazhimine SHBA-së në luftën kundër pandemisë dhe tha se do të ketë një shpërndarje të drejtë të tyre.
E mirëpres angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të dhuruar 80 milionë doza vaksine kundër COVID19 për vendet në nevojë. Angazhimi juaj për shëndetin global vlerësohet thellësisht! Partnerët e COVAX janë të gatshëm të mbështesin shpërndarjen e drejtë. Solidariteti është mënyra e vetme për të shpëtuar jetë kudo”. (A2 Televizion)