Gruaja e ambasadorit të Belgjikës në Korenë e Jugut po kërkon imunitet diplomatik për të shmangur akuzat për sulm ndaj stafit të dyqaneve në Seul, ka thënë policia.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan gruan e Peter Lescouhier, Xiang Xueqiu, duke goditur me shuplakë një ndihmës dyqani muajin e kaluar.
Stafi kishte dashur të kontrollonte rrobat që ajo po linte nëse ishin të sajat, për shkak të shqetësimit që ajo mund të ketë qenë duke vjedhur në dyqan.
Ambasadori ka kërkuar falje për reagimin "e papranueshëm" të gruas së tij dhe shprehu keqardhjen për përfshirjen në këtë incident të gruas së tij.
Incidenti ndodhi më 9 Prill në një dyqan rrobash në Yongsan-gu, Seul.
Zonja Xiang, 63 vjeç, kaloi rreth një orë duke provuar rroba para se të largohej, raportojnë mediat e Koresë së Jugut, ndërsa një anëtar i stafit e ndoqi atë, ndërsa dilte nga dyqani për t'u siguruar që rrobat që ajo kishte veshur nuk ishin vjedhur.
Gruaja e ambasadorit raportohet të ketë ndjekur përsëri punonjësin në dyqan dhe, në një konfrontim të kapur nga kamerat, u duk të shtynte dhe të godiste një tjetër anëtar të stafit i cili u përpoq të ndërhynte.
Policia morri në pyetje zonjën Xiang më 6 maj. Ajo më parë ishte shtruar në spital pasi pësoi një goditje në tru, sipas ambasadës belge.
Gruaja e ambasadorit belg në Korenë e Jugut do të ushtrojë të drejtën e saj për imunitet diplomatik për të shmangur një padi për akuzat e rrahjes së dy punonjësve të dyqanit. (A2 Televizion)