Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA punon intensivisht për të ndalur dhunën

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 15:41 | Bota
Konflikti Izrael-Palestinë, SHBA punon intensivisht për të ndalur

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se ekipi i tij po punon intensivisht për të ulur tensionet mes Izraelit dhe Palestinës. Ai tha se njerëzit nga të dyja palët kanë të drejtë të jetojnë në paqe dhe siguri.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të shqetësuara nga përshkallëzimi i dhunës. Qindra njerëz janë vrarë ose plagosur, përfshirë fëmijë, të cilët po nxirren nga rrënojat. Jemi të alarmuar edhe nga vendosja në rrezik e gazetarëve dhe personelit mjekësor. Palestinezët dhe izraelitët, ashtu si njerëzit çdokund, kanë të drejtë të jetojnë në paqe dhe siguri.

Ky nuk është privilegj i askujt, por një e drejtë njerëzore. Dhuna aktuale po e mohon këtë. Kështu që kemi punuar intensivisht në prapaskenë duke tentuar që t’i japim fund konfliktit. Presidenti Biden ka qenë në kontakt me kryeministrin Netanjahu dhe presidentin Abbas”, tha Blinken. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos