Biden: Nuk do përdor drejtësinë për të hetuar Trumpin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 17:07 | Bota
Biden: Nuk do përdor drejtësinë për të hetuar Trumpin

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, tha se nuk do të përdorë departamentin e drejtësisë për të ndjekur ligjërisht presidentin, Donald Trump.

Në një intervistë për NBC News, 78-vjeçari tha se nuk do të ketë asnjë ndikim në hetimet ndaj Trump që janë në zhvillim e sipër.

“Unë nuk do të bëj atë çfarë bën ky president, duke përdorur Departamentin e Drejtësisë si makinerinë time për të insistuar se diçka ndodhi. Ka një numër hetimesh për të cilat kam lexuar se janë në një nivel shtetëror, dhe nuk ka diçka që mund apo nuk mund të bëj për këtë. Por unë jam i fokusuar që të çoj publikun amerikan në një pozitë ku ai të ketë siguri, disa garanci dhe disa konfirmime se mund t’ia dalin.

Njerëzit e klasës së mesme dhe asaj punëtore po shkatërrohen, ata janë fokusi im.”, u shpreh Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos