Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara duan që Koreja e Veriut të dorëzojë arsenalin bërthamor. Gjatë një takimi të premten me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, Biden gjithsesi tha se nuk e përjashtonte mundësinë e një takimi me Kim Jong-un, sikurse bëri pararendësi i tij, Donald Trump. “Nuk do t’ia plotësoja dëshirat”, tha Biden.
Nga ana tjetër Moon, i cili kishte një marrëdhënie të tensionuar me Trump, tha se Biden kishte “ringjallur shpirtin e Amerikës”.
“Jemi të dy shumë të shqetësuar për programin dhe armatimet bërthamore të Koresë së Veriut”, shtoi Biden. “Synimi ynë mbetet denuklearizimi i plotë i Gadishullit Korean”.
Biden gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vaksinonin 550 mijë ushtarë që shërbejnë bashkë me amerikanët në Kore. (A2 Televizion)