
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ndodhi në Kinë në pjesën jugore të Qinghai, një provincë në veri-perëndim të vendit. Epiqendra e tij ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 524 km nga Lanzhou me një popullsi 2 milionë e 600 mijë banorë dhe rreth 400 kilometra në jugperëndim të qytetit të Xining.
Ky tërmet vjen brenda disa orësh nga tërmeti me magnitudë 6.1 që hkaktoi të paktën dy viktima, rreth njëzet të plagosur dhe njëzet mijë të evakuuar në krahinën malore të Yunnan në Kinën Jugperëndimore.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (Usgs), tërmeti u regjistrua në 02.04 të shtunën me orën lokale me epiqendrën e tij afër qytetit të Dali, një destinacion i njohur turistik në Kinë, në një thellësi prej 10 kilometrash. Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës paralajmëroi njerëzit që "të qëndrojnë larg ndërtesave" në një postim në platformën Weibo, e ngjashme me Twitter. (A2 Televizion)