
Kombet e Bashkuara kanë vendosur të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm në lidhje me pandeminë e koronavirusit në 3 dhe 4 dhjetor për t’iu përgjigjur virusit që është përhapur në mbarë botën dhe që ka pasur efekte të paprecedenta në shoqëri, ekonomi dhe udhëtime.
Presidenti i Asamblesë, Volkan Bozkir, e konsideron sesionin special të nivelit të lartë, si një momenti historik dhe një test për multilaterizmin.
Që nga nisja e pandemisë mbi 49 milionë persona janë infektuar në mbarë botë, 1.2 milionë prej të cilëve kanë humbur jetën. (A2 Televizion)