
Në vazhdën e akuzave për parregullsi në procesin e numërimit të votave në SHBA nga presidenti aktual Donald Trump, OSBE ia kthen akuzën me pretendimin se kreu i Shtëpisë së Bardhë po abuzon me pushtetin.
Vëzhguesit e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, që po merren me monitorimin e zgjedhjeve, vëren që deklarata e Trump është e pabazuar në fakte dhe mund të dëmtojë procesin e votimit në SHBA.
"Ne kemi mbajtur nën mbikëyrje të gjithë territorin - thuhet në deklaratën e organizatës - dhe nuk kemi vënë re asnjë parregullsi në proces".
Akoma më e rëndësishme, sipas drejtorit të misionit, Michael Georg Link, është se edhe vëzhguesit vendas konfirmojnë të njëjtën gjë. Në deklaratën e tij të fundit, Trump tha se i ka provat që vërtetojnë parregullsi në proces.
Drejtuesit e fushatës së tij ankimuan procesin në disa shtete, por në dy prej tyre, Miçigan dhe Xheorxhia, ankimimi u rrëzua nga gjykatat vendase. (A2 Televizion)