Biden zotohet: 100 milionë vaksina për SHBA-në, në 100 ditët e para

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 07:29 | Bota
Biden zotohet: 100 milionë vaksina për SHBA-në, në 100

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka premtuar 100 milionë vaksina Covid, në 100 ditët e tij të para në detyrë.

Ai tha se muajt e tij të parë në detyrë nuk do t'i jepnin fund shpërthimit, por premtoi se do të ndryshonte kursin e Covid-19.

"100 ditët e mia të para nuk do t’i japin fund virusit COVID-19. Unë nuk mund ta premtoj këtë", tha Biden, i cili do të marrë detyrën e presidentit, më 20 janar. "Do të duhet pak kohë për tejkalimin e pandemisë", shtoi ai.

Duke prezantuar ekipin e tij shëndetësor, ai u bëri thirrje amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë.

Të martën, një raport hapi rrugën që një vaksinë Pfizer/BioNTech të miratohet dhe të përhapet për amerikanët.

Ndërkohë, presidenti aktual Donald Trump, ndoqi një samit në Shtëpinë e Bardhë të programit të tij të vaksinimit Covid, të quajtur Operation Warp Speed ​​dhe përshëndeti miratimin e pritur të vaksinave.

Sipas studimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA ka regjistruar nivelet më të larta globale të rasteve dhe viktimave, më shumë se 15 milionë raste të infektimit dhe 285 000 vdekje.

Disa zona të vendit po shohin kulmin e infeksioneve, me një numër rekord njerëzish në spital, ndërsa ekspertët fajësojnë udhëtimet nga miliona persona gjatë festës së Falënderimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos