Bie alarmi për pako të dyshimtë, rikthehet normaliteti në ambasadën e SHBA në Londër

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 12:36 | Bota

Rikthehet normaliteti në ambasadën amerikane në Londër pas disa orëve të alarmit për një pako të dyshimtë.

Policia britanike zhvilloi kontrolle të imtësishme me qen të specializuar, ndërsa personelit brenda ambasadës iu kërkua që të qëndrojnë të ulur në dysheme dhe larg dritareve.

Imazhet e publikuara në rrjete sociale të dëshmitarëve dhe personave që jetojnë afër selisë diplomatike amerikane, shfaqën një pjesë të situatës së krijuar. Tashmë gjithçka është kthyer në normalitet, dhe stafi në ambasadën amerikane po vijon punën normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos