Ndërsa punonte në mbeturinat e lëna pas nga tërmeti në Hatay, vullnetari i kërkim-shpëtimit Mustafa Aydın, i simbolizuar nga imazhi i avullit që i dilte nga koka sapo hoqi helmetën, goditi kokën në beton në një rrënim tjetër dhe i është prerë një pjesë e veshit të majtë.
Mirëpo, edhe pse me vesh të prerë, Aydin nuk ndali në asnjë moment dhe vijoi të ndihmojë qytetarët duke u kthyer në zonën e tërmetit me veshin e fashuar pas një pushimi 1-ditor.
41-vjeçari Aydın, baba i 2 fëmijëve, është i përfshirë në transportin e kutive të ndihmës dhe shpërndarjen e ushqimeve dhe veshjeve për viktimat e tërmetit. (A2 Televizion)



