Masakër në shkollë, nxënësi ther mësuesin

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 12:11 | Bota
Masakër në shkollë, nxënësi ther mësuesin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mëngjesin e së mërkurës, në Francë, ku një mësues humbi jetën pasi u sulmua me thikë nga një prej nxënësve të tij.

Krimi ndodhi në qytetin e Saint-Jean-de-Luz në një shkollë të mesme katolike, ku nxënësi 16-vjeçar qëlloi disa herë me thikë mësuesin e tij të spanjishtes, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Autori i vrasjes u arrestua menjëherë nga policia, ndërkohë që motivet e krimit janë ende të paqarta.

Frika ka pushtuar nxënësit e tjerë të shkollës, të cilët u mbyllën në klasat respektive nga frika e një masakre me përmasa më të mëdha.

Aktualisht, në shkollën ku ndodhi krimi ka shkuar dhe ministri i Arsimit, Pap Ndiaye. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos