
Ulet fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë me dije se ndryshe nga ditët e tjera ka rënë ndjeshëm numri i hyrjeve në të dy pikat e kalimit kufitar. Në qoft2 se deri para pak ditësh nga Greqia në drejtim të Shqipërisë hynin më shumë se 5400 shtetas shqiptarë dhe të huaj, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë vetëm 3273 shtetas dhe kanë dalë nga vendi ynë drejt vendit fqinj 3994 shtetas, shumë më pak se ditët e tjera të sezonin turistik.
I ulet numri i hyrjeve edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Gjatë sezonit turistik mesatarisht kanë hyrë çdo ditë më shumë se 6200 shtetas, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit vetëm 4658 shtetas.
Gjatë këtyre orëve nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut kanë dalë 5339 shtetas duke regjistruar kështu një numër të lartë në dalje, çka tregon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që përdorin këtë pikë kufitare po kthehen në qendrat e tyre të banimit pas pushimeve në bregdetin Shqiptar. (A2 Televizion)