Dalin nga spitali fëmijët e helmuar nga ushqimi

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 08:48 | Aktualitet
Dalin nga spitali fëmijët e helmuar nga ushqimi

Gjendja shëndetësore e fëmijëve të cilët përfunduan në urgjencën e Vlorës pasi u helmuan nga ushqimi, është stabilizuar. Me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë.

Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistikë. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjendje më të mirë mbrëmë.

Ndërsa pjesa tjetër do ta lërë urgjencën këtë mëngjes, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/20-femije-polake-me-simptoma-helmimi-drejtoresha-e-spitalit-vlore-shkak-ushqimi-ose-ekspozimi-ne-diell/
https://a2news.com/2023/08/25/vlore-20-turiste-helmohen-nga-ushqimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos