Fshati ku ka lindur serenata

Nga A2 CNN
25 Gusht 2023, 16:15 | Aktualitet
Fshati ku ka lindur serenata

Ndonëse njerëzit i njohin si serenatat korçare, në fakt serenatat janë kënduar më herët në fshatin Ziçisht të Devollit. Banorë të kësaj zone tregojnë se të paktën një shekull më parë në Ziçisht mbahej mend që këndoheshin serenata më kitarë dhe mandolinë.

Madje, aq të apasionuar ishin banorët e këtij fshati pas këngëve, saqë organizonin 3-4 mbrëmje vallëzimi në javë. Dhe në fakt në fshat nuk është e vështirë të gjesh të apasionuarit e serenatës, të cilët mosha nuk ja ka hequr pasionin për serenatat.

Spiro Palloj tregon edhe se si i justifikonin organizmin e mbrëmjeve të shpeshta në kohën e monizmit. Ndërsa bashkëshortja e Spiros kujtoi edhe sot serenatat që u bënin djemtë e fshatit vajzave nga njëra lagje në tjetrën.

Madje edhe prifti i Ziçishtit, njihet si instrumentist dhe interpretues i serenatave. Vitet mbi supe nuk ja kanë zbehur as dëshirën dhe as talentin.

Është e vështirë që në banesat e Ziçishtit të mos gjesh të paktën një kitarë ose mandolinë. Por nuk dihet edhe për sa kohë, pasi shpopullimi dhe largimet po japin efektet e tyre edhe ne shuarjen e kësaj traditë kaq të bukur të këndimit të serenatave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos