
Një person ka humbur jetën në qytetin e Durrësit pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima, ende i paidentifikuar, dyshohet se ka hyrë brenda një kabine elektrike, ku ka rënë në kontakt me rrymën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)