Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 16:24 | Kronikë
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, 3 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se dy automjete janë përplasur rreth orës 15:00, dukë lënë të plagosur 3 persona.

Në aksident mësohet se janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen”, ndërsa të plagosur kanë mbetur 2 drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Aksi Elbasan-Peqin është një nga rrugët me numrin më të lartë të aksidenteve, shpesh edhe me pasoja fatale për jetën e njerëzve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos