Arbër Cekaj përfundon në qelitë e “egra”, mbyllet në regjimin 41bis

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 19:13 | Kronikë
Arbër Cekaj përfundon në qelitë e “egra”,

Arbër Cekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokaine, është mbyllur në regjimin e posaçëm 41bis.

Në korrik, Cekaj tentoi të arratiset nga burgu 313. Me kërkesë të SPAK, një ditë më parë në regjimin e egër u izoluan edhe Fatmir Pjetri, Aleksandër Llanaj dhe Redjan Rraja.

Regjimi kufizon disa të drejta të burgosurit apo paraburgosurit si më poshtë: (A2 Televizion)

  • Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambiente të përcaktuara. Për të burgosurit jashtë këtij regjimi lejohet takimi dhe me persona të tjerë.
  • Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj. Për të burgosurit e tjerë lejohet të kenë bisedë telefonike deri në 8 herë në muaj pa një kohëzgjatje të përcaktuar.
  • Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.
  • Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë. Të burgosurit e tjerë e kanë të paktën dy orë ose më shumë kohën e ajrimit.
  • Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit. Të burgosurit e tjerë kanë të drejtë të organizojnë dhe marrin pjesë në organizata.
https://a2news.com/2020/10/10/greva-ne-burgje-ministria-e-drejtesise-e-nisen-te-denuarit-e-regjimit-41bis/

A2 CNN Livestream

Latest Videos