
Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person që dyshohet se ka lidhje me përplasjen me armë zjarri dy ditë më parë në Shkodër.
I arrestuari është 27-vjeçari me iniciale L. L., banues në lagjen Tepe të qytetit.
Nga përplasja mes dy grupeve mbeti e plagosur një kalimtare 35-vjeçare.
Policia kishte arrestuar tre autorët e ngjarjes një ditë më parë, duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve. (A2 Televizion)