
Një 40 vjeçare është aksidentuar pasditen e së shtunës në Gjirokastër, duke rënë nga makina me të cilën po udhëtonte.
Sipas të dhënave paraprake shtetasja L.V. në afërsi të urës së fshatit “Andon Poçi”, është rrëzuar nga automjeti tip "Mercedes Benz"(kamionçinë), i cili drejtohej nga shtetasi Q. A.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit. (A2 Televizion)