Bie numri i maturantëve që kërkojnë Mjekësinë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 13:39 | Sociale
Bie numri i maturantëve që kërkojnë Mjekësinë

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se nisma e qeverisë për të mbajtur studentët e mjekësisë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit, po i jep që tani efektet negative.

“E dinim që do të kishte rënie të aplikimeve nga ky ligj. Nga 3100 vitin e kaluar, kemi 1000 aplikantë. Domethënë që 2 në 3 na kanë ikur. Tjetra është se vumë re se mesatarja e pikëve të marra ishte 60%, pra i bie nota 6. Pra, edhe cilësia e atyre që do të hyjnë në Mjekësi është më e ulët”, tha Alimehmeti.

“Kjo cilësi do të përkthehet në shërbim. Nesër do të kesh edhe më pak mjekë, edhe më pak cilësorë. Kjo vjen si rrjedhojë e gjërave të padiskutuara me grupet e interesit”, shtoi Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos