Fusha e grumbullimit të plehrave në Elbasan, ku ndodhet Inceneratori, është përfshirë nga flakët këtë pasdite.
Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ndërsa situata duket drejt normalizimit pasi është bërë lokalizimi i flakëve.
Sipas burimeve është kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e bashkive të afërta Belsh dhe Cërrik. (A2 Televizion)