Bielsa “el Loco” godet sërish, urdhëron ekipin t’i falë golin kundërshtarit

Nga A2 CNN
28 Prill 2019, 22:29 | Futboll

Marselo Bielsa mbahet mend si trajner i aftë, i rreptë por më së shumti i “çmendur” në disa veprime të tij. Nga Lacio në 2015 iku dy ditë pas prezantimit zyrtar, pi përherë kafe gjatë ndeshjes, detyroi ekipin e Leeds të mbledhë plehra për të kuptuar sakrificën e tifozëve për të blerë biletat dhe sheh mijëra video të kundërshtarëve, por tekniku argjentinas ndoshta nuk kishte arritur kurrë majën e ditës së sotme.

https://twitter.com/James_Dart/status/1122488906769940481
Momenti i golit të Leeds

Ndeshja tradicionalisht e nxehtë midis Leeds dhe Aston Villa bëhet e zjarrtë kur ekipi i drejtuar nga Bielsa shënon me një lojtar kundërshtar përtokë, 18 minuta nga fundi.

Fillon një përleshje mes lojtarëve, por goli është i vlefshëm, dhe shumë i rëndësishëm për Leeds që ndodhet në vend të tretë në Championship dhe duhet të sigurojë një short të mirë në “play off”.

https://twitter.com/32Red/status/1122488350865330176
Momenti i barazimit "me urdhër" të Aston Villa

Por Bielsa ka kodin e tij, dhe pasi gjakrat ulen disi, dhe loja po rifillon, urdhëron me gjeste lojtarëve të tij të mos ndërhynë dhe të lejojnë golin e kundërshtarëve. Ekzaktësisht, kështu ndodh, me një lojtarë të vetëm, kapitenin që nuk kupton ose nuk e “gëlltit” dot urdhrin e argjentinasit. Një gjest që po bëhet viral, dhe shumë i rrallë në kampionate profesionistësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos