Messi i përgjigjet Ronaldo-s, Barcelona kampione

Nga A2 CNN
27 Prill 2019, 22:38 | Futboll
Messi i përgjigjet Ronaldo-s, Barcelona kampione

Ka mjaftuar një gol i Lionel Messi-t që Barcelona të mposhtë Levanten këtë të shtunë në “Camp Nou” dhe të sigurojë edhe matematikisht titullin kampion. Tre javë para fundit të kampionatit, katalanasit zyrtarizojnë titullin e merituar, falë rezultateve më të mira në përballjet direkte me Atletico Madrid, që mbetet 9 pikë larg. Ky është titulli i 26 për Barcelona-n dhe i teti në 11 vite. Një cikël spektakolar, i shënuar pa dyshim nga Messi, por edhe të tërhequrit Xavi e Iniesta.

Ernesto Valverde mendoi të linte yllin e skuadrës pushim, por duke parë lojën e të tijve vendosi ta hidhte në fushë në pjesën e dytë. Argjentinasi nuk zhgënjeu dhe në të 62’ shënoi golin e vetëm të takimit pas një topi të dhuruar me kokë nga Arturo Vidal. Numri 10 shkon kështu në kuotën e 598 golave me fanellën e Barcelona-s, vetëm dy më pak se sa Ronaldo, i cili pak minuta më parë arriti në kuotën e 600 golave me klubet ku ka luajtur.

Një tjetër sfidë e fortë në distancë mes dy “superfuqive” të futbollit, të cilën Messi mund ta fitojë, pasi do të luajë edhe të paktën dy ndeshje në Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos