
Humbja e djeshme e Borussia Dortmund 2-4 në ”derbin” kundër Schalkes dukej sikur i kishte dhënë fjalën fund Bundesligës të këtij viti, por Bajerni rihap lojën duke dhënë një performancë të dobët kundër Nurembergut, ekipi i fundit në klasifikim dhe pothuajse i rënë nga kategoria.
Zotët e shtëpisë kaluan në avantazh me Pereira në minutën, e 49-të të sfidës, duke u barazuar nga bavarezët me Gnabry në minutën e 79-të.
Kur të gjithë prisnin një përmbysje të natyrshme të kampionëve në fuqi, modestët e Nurembergut arrijnë të kenë në dorë fatet e lojës.
Një penallti në minutat shtesë, shpërdorohet nga Leibold duke dëshpëruar tifozët e tij që mund të shpresonin ende të paktën në vendin e 18-të që do të thotë të luajë dy ndeshje “play out” me të tretën e kategorisë inferiore, por edhe tifozerinë e zjarrtë të Dortumundit, që do të ishte vetëm një pikë më pak nga Bajerni. (A2 Televizion)