Tirana dhe Luftëtari ndajnë pikët, Kukësi shpërdoron të pamundurën me Teutën

Nga A2 CNN
28 Prill 2019, 19:36 | Futboll
Tirana dhe Luftëtari ndajnë pikët, Kukësi shpërdoron

Përfundojnë dy takime të rëndësishme të kampionatit shqiptarë, ato midis Luftëtarit dhe Tiranës dhe Kukësit dhe Teutës, të dyja të përfunduara në barazim.

Në Gjirokastër, dy ekipet që luftojnë për mbijetesë ndanë një pikë të vlefshme,  në një ndeshje jo pa emocione. Tirana e fillon mirë sfidën duke kaluar në avantazh me Edon Hasanin në minutën e 9-të, si pasojë e një penalltie të fituar nga Sentamu.

Në pjesën  e dytë, gjirokastritët gjejnë golin falë një krosimi me trajektore të llogaritur keq nga portieri kryeqytetas Abibi, në minutën e 49-të.

Tirana u mundua të kaloi sërish në avantazh me raste të shumta të shpërdoruara nga Kobina, Sentamu dhe Hasani, por shpëtuan edhe nga një traversë që shmangu autogolin e Aleksit.

Luftëtari me këtë barazim mbetet i shati me 39 pikë, dy më shumë se Tirana.  

Ndërkohë, në Kamëz, Kukësi dhe sulmuesi i tij Rexhinaldo shpërdoruan të pamundurën, duke marrë vetëm një pikë nga sfida me Teutën, me portierët respektivë që ishin heronjtë e përballjes.

Pjesa e parë karakterizohet nga raste të shumta, ku durrsakët preferohen, veçanërisht me një rast të artë për sulmuesin Latif, i cili gabon me kokë nga pak centimetra.

Në minutën e fundit të pjesës së par, Isli Hidi bën mrekullinë që i mohon Rexhinaldon golin e avantazhit për Kukësin.

Pjesa e dytë sheh një Kukës më këmbëngulës, me raste të shumta, ku veçohet një penallti  e kërkuar në minutën 75 nga Melo, si dhe dy raste të pastra të Rexhinaldos, ku e fundit në minutën ’93 ishte disi e pabesueshme.

Diferenca e Kukësit me Partizanin mbetet me 10 pikë, ndërkohë që Teuta gjen një barazim të artë pas një periudhe negative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos