Bien pretendimet, rinumërimi i kërkuar nga Trump në Winsconsin rrit avantazhin e Biden

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 21:45 | Bota
Bien pretendimet, rinumërimi i kërkuar nga Trump në Winsconsin

Duket se asnjë nga pretendimet e presidentit Trump për mashtrim zgjedhor apo parregullësi në zgjedhje nuk po verifikohet edhe në ato raste kur Gjykata i ka dhënë një dorë kërkesave të kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Të premten ka përfunduar dhe procesi i rinumërimit të votave në një nga rajonet më të mëdha të Winsconsit, i kërkuar nga stafi i Trump, dhe rezultatët kanë nxjerrë një rritje të numrit të votave për Joe Biden.

Fushata e Trump kishte kërkuar rinumërim të votave në dy rajone të mëdha të Winsconsin, pasi presidenti e humbi ketë shtet për një diferencë prej 20 mijë votash.

Tashmë i gjithë ky proces rinumërimi do t’i kushtojë fushatës së Trump dhe 3 milionë dollarë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos