Jeta në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump po mendon të shkruajë një libër kujtimesh

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 20:26 | Bota
Jeta në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump po mendon të

Melania Trump po përgatitet të shkruajë një libër kujtimesh menjëherë sapo të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ky është lajmi që jepet nga një rubrikë gossip e “Neë York Post”.

Sipas medias prestigjioze amerikane, paratë që do të mblidhen nga shitja e autobiografisë do të jenë të gjitha të sajat, duke i dhënë një mundësi Zonjës së Parë në largim të fitojë diçka.

Projekti i Melanias për të shkruar kujtimet e saj në letër duket se ka gjetur dhe mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Emri i Melanias është duke u lakuar shumë kohët e fundit pasi Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale dhe shumë e konsiderojnë atë në prag të një divorci multimilioner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos