Përmbytje të furishme në Sardenjë, viktima dhe dëme të mëdha

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 18:50 | Bota

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën në ishullin italian të Sardenjës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në orët e fundit.

Video dramatike të postuara në rrjetet sociale tregojnë lumenjtë e baltës që përfshijnë rrugët e Bittit në provincën e Nuoros.

Sipas mediave italiane, një i moshuar u mbyt në shtëpinë e tij, ndërsa një tjetër person u vra ndërsa udhëtonte me makinë.

Kreu i Bashkisë së Nuoros, Andrea Soddu iu kërkoi banorëve të bëjnë kujdes dhe të largohen nga banesat nëse e shohin të arsyeshme pasi reshjet parashikohet të intesifikohen në orët në vijim.

Përmbytjet kanë shkaktuar dhe dëme të mëdha në ishull, ndërsa një pjesë e madhe e tij momentalisht është pa energji elektrike. (A2 Televizion)

https://twitter.com/giovanni_bua/status/1332662009054289920

A2 CNN Livestream

Latest Videos