Bien rastet e COVID-19, rifillon aktiviteti fetar, do ketë masa të veçanta

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 17:03 | Sociale
Bien rastet e COVID-19, rifillon aktiviteti fetar, do ketë masa të

Me uljen drastike të infeksionit të COVID-19 në Shqipëri, ku sot Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar vetëm një rast të ri, komunitetet fetare në vend kanë përgatitur planet për rifillimin e aktiviteteve religjioze.

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë vendosi të rifillojë aktivitetet në të gjithë territorin, në veçanti kremtimet liturgjike, që mund të zhvillohen edhe në ambiente publike.

Të njëjtat vendime ka marrë edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili ka detajuar edhe protokollin sanitar që do të respektojë.

Më në detaj, do të dezinfektohen xhamitë para se të fillojë frekuentimi, mundësia e marrjes së abdesit në shtëpi, mbajtja e maskës dhe dorezave.

Komuniteti i bën edhe thirrje besimtarëve që secili të ketë sixhaden personale, dhe që persona me simptoma mos të lejohen të futen në xhami.

Për më shumë fëmijët poshtë 12 vjeç dhe të moshuarit mbi 64 nuk do të lejohen të hynë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos