
Një përfaqësi e 170 tregtarëve që shesin rroba të përdorura në Korçë kanë protestuar para bashkisë së qytetit, duke kërkuar hapjen e tregut, ku sigurojnë të ardhurat për familjet e tyre.
Gjatë kësaj periudhe, ata shprehen se nuk kanë marrë as pagë lufte dhe kanë përfituar vetëm nga një pako me ushqime.
Pas takimit me përfaqësuesit e bashkisë, këto të fundit kanë premtuar se situatën do ta shohin në vend, pasi të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i ambienteve.
Por, edhe kjo përgjigje duket se nuk i ka lënë të kënaqur këta tregtarë, të cilët kërkojnë me këmbëngulje hapjen e tregut. (A2 Televizion)