Bilanc i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 32 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2021, 21:30 | Ballkani
Bilanc i rëndë në Maqedoninë e Veriut, 32 viktima nga

Maqedonia e Veriut regjistroi 32 viktima dhe 299 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, një nga bilancet më të rënda për sa i përket fataliteteve që nga nisja e pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë tashmë numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5,901, shumica prej të cilëve janë regjistruar në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strumicë, Strugë, Veles dhe Prilep.

Në Maqedoninë e Veriut, deri të hënën janë vaksinuar mbi një milion persona ndërsa rreth 720 mijë prej tyre kanë marrë të dy dozat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos